Home KRYESORE Neranxi: Kanabisi i parave dhe kanabisi i showt policor!

Neranxi: Kanabisi i parave dhe kanabisi i showt policor!

Nga Nikollaq Neranxi

Kam shkruar jo pak per precedentin e rrezikshem te mbjelljes se Shqiperise me kanabis.

Ne rradhe te pare kam shprehur shqetesimin si qytetar, se si po kultivohet nje bime qe ndalohet me ligj dhe se si parate e saj po krijojne nje oligarki te rrezikshme e cila aq e pasur sa c’eshte, mund te bleje cdo gje, edhe lirine tone.

Dhe e dyta, si sipermarres ma ka shqetesuar nje biznes i cili kultivon nje bime te ndaluar, e cila ka fitim 300% dhe nuk paguan asnje takse, duke nxjerre jashte loje te gjithe bizneset e ketij vendi te cilet respektojne ligjet dhe paguajne taksa.

Trajtimi ne media i problemit te kanabisit, shpesh si nje scoop pa u thelluar, nuk e ka ndihmuar aspak situaten. Por sot qe lexova kete shkrim brilant te gazetarit Lutfi Dervishi, dhe u gezova qe me ne fund dikush i beri nje analize realiste, se pari ekonomike dhe zbertheu komplet skemen se si funksionon kjo pune.

Me pak fjale mbjellja e kanabisit, nuk ka qene nje dalje e situates jashte kontrolli (edhe gazetari i “The economist” qe ishte sot me Tahirin e ka te qarte kete fakt), por nje plan i miremenduar.

Ja si shkruan Dervishi:

“Sigurisht që duke mbjellur në përmasa të tilla, mbushet tregu vendas, por për të mos rënë çmimi në tregun e jashtëm, duhet shkulur pjesa më e madhe e kanabisiit. Në një ekonomi tregu, çmimi është në varësi të raportit ofertë-kërkese, por për interesa madhore, ashtu si Banka Qendrore ndërhyn për të ruajtur lekun, edhe qeveria, përmes policisë bën ndonjë goditje për të garantuar stabilitet në çmime.

Me këtë rast i dërgohet mesazh serioziteti gjithë investitorëve. Domethënë, policia këtu bën rolin e dorës së padukshme e Adam Smithit që rregullon cmimin. Por në kuadër të transparancës, dora e padukshme bëhet e dukshme në formën e kronikave të gatshme që televizionet i përtypin me po atë kënaqësi që vogëlushët shijojnë akulloret në ditët e nxehta.

Këtu është dhe gjenialiteti qeveritar edhe çmimi lartë garantohet edhe hapen qindra mijëra vende pune për ta shkulur. Sikundër e ka thënë qartë edhe kryeministri: punë ka, por mungojnë profesionistë.”

Ju ftoj ta lexoni shkrimin te plote ne link

PS: Ju sugjerojme te lexoni edhe shikoni ne video rrefimin trondites te nje polici te thjeshte dhe cfare thote per rolin e policise ne tregun e kanabisit!

Share: