Ndersa vete luante dhe i mesonte femijes se tij te vogel si te punonte forma artistike me plasteline—sikurse duket ne fotot qe i dergoi popullit nga Dhermiu—me urdher te tij ne Tirane po prishej, pa asnje meshire dhe ndjeshmeri njerezore e qytetare, nje nga monumentet kryesore kulturore dhe historike te vendit.
Mullah Omari yne nuk ndalet asnje çast ne perpjekjet e tij talebane per te shkaterruar vendin sipas shijeve te tij radikale dhe per ta vene vendin dhe gjithe shoqerine nen kontrollin e plote politik dhe ekonomik te nje grushti njerezish me te ne krye.
Te gjithe heshtin, te patrazuar — duke pritur te ndodhe ndonje fatkeqesi diku tjeter ne bote, per te vendosur ne Facebook flamurin e vendit perkates dhe per te postuar mesazhe te mencura, te ndjera dhe kurajoze kunder padrejtesive qe jane bere atje larg.
Nderkohe, shume shpejt ata do te kene Kullen Rama, ku do te kete nje Restorant Rama ku elita jone do te shijoje ushqim te shijshem dhe vere te shtrenjte siç i ka hije nje elite te vertete.
PS per kujtese: “Në cilësinë e një njeriu të kulturës dhe të artit, që nuk e pranoj dot talebanizmin në raport me objektet, sepse i çfarëdo kohe qoftë dhe me çfarëdo arsye u motivoftë është talebanizëm. Talebane është edhe e kundërta. Pra të bësh atë që bënte Enver Hoxha me trashëgiminë kulturore dhe historike të këtij vendi.
Ju po e bëni njësoj si gjenerali serb, që kur u shemb Ura e Mostarit tha ‘mos u mërzisni dhe mos shqetësohet bota, do ta bëjmë edhe më të bukur, do ta bëjmë edhe më të vjetër.'”
Edi Rama, nentor 2010 duke mbrojtur Piramiden qe qeveria Berisha kishte vendosur ta shembte.