Home KRYESORE Nesër mblidhet Komisioni i Reformës në Drejtësi, PD kundërshton disa momente të...

Nesër mblidhet Komisioni i Reformës në Drejtësi, PD kundërshton disa momente të ligjit

Të marten në orën 11:00, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, do të diskutojë ligjin për Rivlerësimin, e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Partia Demokratike tashmë ka gati opinion e saj, të cilin do ta parqesë në Komision Nënkryetari Oerd Bylykbashi.

Burime pranë Partisë Demokratike i thanë Ora News se kundërshtitë për ligjin që mban firmën e OPDAT dhe EURALIUS, nuk janë të pakta.

Ekspertë demokratë shohin jo të përshtatshëm dhe problematik në ligj, rolin e Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar dhe Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive. Po të njëtat burime, thanë se këto dy institucione duhet të kene vetëm rol informues dhe jo hetues në proces sikunder parashikohet.

Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar dhe ILDKP, siaps demokratëve janë dy intitucione që kanë dështuar të ushtrojnë detyrat e tyre si dhe janë nën influencë poltike. Ekspertët demokratë mendojnë se çështja e hetimit nga faza e parë deri në vendimmarrje duhet t’i perkasë organeve të reja të rivlerësimit pasi siç argumentojnë është e pamundur që e njëjta strukturë me të njëjtën përbërje dhe mënyrë funksionimi, me të njëjtën varësi apo pavarësi nga politika do mund të performojë ndryshe.

Gjithashtu një pikë e debatueshme pritet të jetë dhe afati i procesit të rivlerësimit. Në ndryshimet kushtetuese të miratuara me konsensus, është parashikuar që ky proces të jetë për një afat 5 vjeçar.

Jashtë debatit poltik nuk do të qëndrojë dhe neni 34 i projektligjit që lidhet me standartet e kontrollit të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky nen në procesin e rivlerësimit cilëson si rrethanë ndaluese dhe kur subjekti është fotografuar, ose kur një dëshmitar përshkruan një takim me një person të përfshirë në krimin e organizuar. Dhe ne keto kushte duket se sapo ka nisur nje faze e re debati për reformën.

Share: