Nikollaq Neranxi, drejtori ekzekutiv i Shoqates Komuniteti Himarjot ka nje falenderim te perzemert ne emer te gjithe komuniteti himariot per gazeten Koha Jone dhe botuesin e saj Nikolle Lesi.
“Ju i dhate ze oshetimes sone te drejte, prandaj ju perulemi me respekt. Himara eshte ne ditet e saj me kritike dhe ka nevoje per perkrahje! Mirenjohje per ju!” – shkruan Neranxi ne faqen e tij ne Facebook.
Banoret e Himares me date 14 gusht po organizojne nje proteste te madhe ne mbrojtje te prones se tyre dhe kunder projektit te qeverise “Rama” per bregdetin e Himares te cilin e cilesojne abuzues. Ky aktivitet ka gjetur mbeshtetje te gjere ne mass media.