Home KRYESORE Njeriu, qenia qe te mundon per te bere te vuash…!

Njeriu, qenia qe te mundon per te bere te vuash…!

Nga Capajev Gjokutaj

Shopenhauri thotë se njeriu është e vetmja qenie që e mundon tjetrin thjesht për ta bërë të vuajë.

Kafshët mund t’u shkaktojnë dhimbje e vuajtje të tjerëve në ndeshjet për ushqim, për territor, për femra etj., por kurrë vuajtje për hir të vuajtjes.

Kjo prirje, shton Shopenhaur, përbën elementin djallëzor të njeriut, element që është shumë më i keq se ai kafshëror.

Parë kështu, njeriu përbëhet nga tre elementë: ai shoqëror, ai kafshëror a instiktiv dhe ai djallëzor.

Elementi shoqëror buron nga arsimi, kultura, etika, feja etj. Elementi kafshëror a instiktiv trashëgohet nga paraardhësit, dmth nga kafshët.

Nuk gjej dot se nga na vjen elementi djallëzor…

Share: