Home KRYESORE Pazare per hetim: Delimitimi detar me Greqine dhe demarkacioni me Malin e...

Pazare per hetim: Delimitimi detar me Greqine dhe demarkacioni me Malin e Zi

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Fare pak kohe me pare u be me dije nga mediat me prestigjioze te Kosoves qe Kryetari i Komisionit Shteteror per demarkacionin, specialisti i kadastrave Meha posedonte ne xhirollogarine bankare 508 mije euro. Kjo indicie, perseri sipas burimeve te mediave kosovare serioze, duket te jete bere indicie prove per hetime nga ana e prokurorise se Kosoves.

Ndersa sot, serish mediat kryesore ne Kosove bejne me dije se prof. Tomorr Cela, qe eshte shpalosur publikisht ne mbrojtje te variantit aktual te demarkacionit, eshte shperblyer nga Kryeministri i Kosoves me nje tender qe kap shumen prej gjysem milion euro. Mendoj se edhe ky njoftim mediatik publik mund te sherbeje si indicie prove per hapjen e procedures se hetimeve per Tomorr Celen.

Mbas ketyre dy rasteve, te bera me dije nga mediat krijohet perceptimi publik se Kryeministri i Kosoves, Mustafa po blen me parate e takspaguesve, specialiste per te shitur trojet e vete ketyre takspaguesve.

Edhe ne kete rast indicia mediatike e per korrupsion eshte objekt per prokurorine e Kosoves qe te hetoje prof. Tomorr Celen. Per te dy rastet e lartpermendura fijet analitike te shpien te zyra e Kryeministrit Mustafa, i cilia krijon perceptimin opinional se po blene me financa publike eksperte ne mbrojtje te draft- marreveshjes se demarkacionit.

Nese prokuroria i provon keto dy raste athere dy ekspertet dhe vete Kryeministri Mustafa mund te perballen me veprat penale me te renda te parashikuara ne Kodin Penal te Republikes se Kosoves: korrupsion te niveleve te larta dhe tradheti te interesave shteterore.

Keto dite, gjithashtu u bene publike nderkombetarisht pazarlleqe ne rastit te marreveshjes se delimitimit te kufirit detar Shqiperi-Greqi. Kabllogramet wikileaks-it, deshmojne se prapa manovrave per devijime detare ne favor te Greqise qendrojne pazare shume te rrezikshme te grupeve apo individeve larte, funksionare e firmetare kohes.

Te dy rastet, delimitimi i kufirit detar midis Shqiperise dhe Greqise si dhe demarkacioni territorial midis Kosoves dhe Malit te Zi ngjasin si dy pika uji. Atyre u vjen era pazare te renda. Ne keto pazare rrezikshmeria qendron tek perdorimi i korrupsionit per te shitur dete e territore se bashku me vlerat dhe pasurite qe ato bartin ne vetvete.

Shqetesimi publik te gjere shqiptar eshte ngritur si kurre me pare. Opinioni publik mbare kombetar si dhe i miliona shqiptareve kudo ne bote presin veprime konkrete nga organet perkatese te drejtesise si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove per te nisur procedimet penale bazuar ne dispozitat kushtetuese dhe kodet penale te te shteteve shqiptare.

Korrupsioni dhe tradhetia i sherbejne njeri-tjetrit. Ato ngjajne si dy pika uji. Por uje i zi dhe helmatoses…

Share: