Home KRYESORE PD: përgjegjës Rama për vdekjen 28-vjeçarit që ruante parcelat me kanabis

PD: përgjegjës Rama për vdekjen 28-vjeçarit që ruante parcelat me kanabis

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot me akuzat ndaj kryeministrit Rama për parcelat me kanabis. Ervin Salianji tha nga selia blu se policia është duke ruajtur parcelat me kanabis, ndërsa përditë në vend po ndodhin aksidente rrugore. Salianji bëri përgjegjës Ramën për vdekjen e një 28-vjeçari një javë më parë, që sipas tij ra viktimë e një trafikanti droge.

“Pa lejen e Edi Ramës, askush nuk mund te bëjë një biznes të tillë kriminal. Ky biznes kërkon garanci e mbrojtje që në fazën e parë, kërkon garanci të vazhdueshme, kërkon që ligji të mos funksionojë, që policia të mos funksionojë. Prej 3 vitesh këtë pushtet në Shqipëri, që ndalon ligjin të funksionojë, që ndalon policinë të funksionojë e ka pasur dhe e ka ushtruar Edi Rama. Ndaj Edi Rama është përgjegjës për çdo rrënjë kanabis që mbillet e trafikohet në territorin e vendit, sepse ai e lejon, ai e bekon, skemën e 30 përqindëshit, taksa e famshme për miliona eurot e përmuajshme të këtij krimi që po shkatërron vendin, për të pasuruar trafikantët e qeveritarët. Edi Rama është përgjegjës për krimet që po ndodhin çdo ditë për shkak të këtij biznesi kriminal. Si rasti i një jave më parë, që policia u mundua ta fshehë, ku 28 vjecari Elidian Pashai ra viktime e një tafikanti të njohur droge që kontrollonte arat me kanabis në këtë zonë. Edi Rama është përgjegjës për viktimat e përditshme në aksidentet rrugore, pasi policia e tij është duke ruajtur drogën nëpër parcela”, tha Salianji.

Në vijim të denoncimit të tij, Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike tha se Edi Rama e di se narkotrafikantët tashmë po bashkëpunojnë edhe me celulat e terroristëve që duan të financojnë aktivitetin e tyre me paratë e drogës. Ai shtoi se Shqipëria do të jetë më e mirë pa Edi Ramën./LAPSI.AL/

Share: