Ilir Meta është faktor paqtues dhe konsensual. Krejt hamëndjet për sherrnajë në kupolën e PS-LSI duken se janë shuar mbrëmë. Dje kryeparlamentari bëri një drekë pune me ish-presidentin Rexhep Mejdani dhe ish-deputetin Koço Kokëdhimën. Pasdite takoi liderin e opozitës Lulzim Basha. Në mbrëmje vonë bisedoi me kryeministrin Rama në vilën qeveritare në Durrës.
Tema ishin 7 ligjet e Reformës, marrëdhëniet PS-LSI dhe LSI-PD. Në drekë Kokëdhima pohoi se ka probleme në Koalicion, porse të dy (Meta dhe Rama) janë në gjendje ti zgjidhin bashkërisht dhe të vazhdojnë qeverisjen. Ky ishte teksti dhe nënteksti!
Ish-Presidenti Mejdani hëngri një drekë në ish-bllok, bisedoi, dha mendime për politikën dhe mirëkuptimin dhe iku prapë në Pogradec. Ndërsa Lulzim Basha bashkërisht me kreun e Kuvendit gjetën mirëkuptimin e gjetjes së MIRËKUPTIMIT TË MADH për votimin e 7 ligjeve. Edhe PD del e nderuar, por edhe pushimet verore do jenë me të qeta për të gjitha palët. Në darkë Ilir Meta duket se ka folur me kryeministrin për ofertat e Opozitës, të cilat do të krijojnë prapë numrin 140 deputetë në votim.
Përveç numrit 140 deputetë për 7 ligjet ka burime të besueshme se të dyja palët kanë rënë dakort për të gjetur gjuhën e sinqertë për mbarëvajtjen e Koalicionit PS-LSI.
Të paktën Kupola e Shtetit mbrëmë ishte më e qetë, pa sherre apo pa frikën e futjes së shkopinjve nën rrota palës tjetër. Se ç’kanë biseduar Meta dhe Rama apo Meta-Basha nuk ka asnjë burim të saktë që të jap informacion, porse nga vila qeveritare në Durrës tregojnë se të dy, kryeministri dhe kryeparlamentari, kanë qenë mirëkuptues se duhet të kryhen reformat bashkërisht. Nuk dihet nëse janë biseduar se cilët ministra do të ikin në shtator, porse burime bregdetare tregojnë se mund të ketë rifreskime në sesionin e ri parlamentar.
Edhe Kupola ka nevojë për pushime, ndaj mundet që të tre; Meta, Rama dhe Basha si në një orkestër kanë dëgjuar dirigjentin Lu që të miratojnë 7 ligjet dhe nga vjeshta të fillojë stina e “vjeljes së produktëve të 7 ligjeve”!
Rolit konfliktues të disa deputetëve rreth palëve politike iu është mbyllur shtegu nga Kupola e Shtetit, pasi për momentin, Meta-Rama-Basha, kanë shikuar interesat e shumicës së njërëzve, të cilët duan një Shqipëri me të mirë e me të sigurtë.
Ka mundësi që qetësia në Kupolë të ketë ardhur edhe nga lodhja e lojës “kush ia fut tjetrit”, porse shenjat janë se dëshirat për përçarje në mazhorancë të shtyhen për më vonë. Ose me sensin e mirëkuptimit dyshja Meta-Rama të gjejnë shtigje të panjohura solidariteti.
Megjithatë asnjëherë nuk i dihet. Thuhet se pas qetësisë vjen lufta ! Por të dy humbasin nga lufta mes tyre. Asnjeri nuk del nga “lufta” pa plagë !
Për momentin ka qetësi në Kupolë!/Koha Jone
Por deri kur? Ilir Meta sot eshte takuar per nje ore koke me koke me Bashen dhe tashme jane te dy jashte! Cte kene plan thua? A e le kjo Edi Ramen te qete…!?