Home KRYESORE Rama nis javën me një postim për Vlorën, ja çfarë u premton...

Rama nis javën me një postim për Vlorën, ja çfarë u premton qytetarëve

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot muajin gusht me një postim për Vlorën konkretisht për rrugën ‘Dhimitër Konomi’.

Kreu i qeverisë premton se pas pak muaj kjo rrugë do të përmbushë nevojat e qytetarëve të Vlorës sidomos për sezonin e verës.

“Segmenti i ngushtë që për vite të tëra nxiu jetën e udhëtarëve e sidomos të turistëve në kthimin nga Vlora duke u ngjitur në dalje të Ujit të Ftohtë përmes rrugës Dhimitër Konomi, do të jetë pas pak muajsh një rrugë e re që do përmbushë nevojat e komunitetit dhe mundësojë qarkullimin e lirshëm edhe gjatë sezonit veror”,

shkruan Rama në postimin e tij ne Facebook.

Share: