Nga Sorina Koti*
Nё njё shkrim timin mbi Projekt-buxhetin e vitit 2016, e kam cilёsuar si “pёrrallё dimri” pasi ishte tёrёsisht jo realist dhe synonte tё zbukuronte tё vёrtetёn. Njё pёrrallё, qё Qeveria ua tregonte shqiptarёve, qё pёr fat tё keq, edhe pse u bёnё 25 vjet demokraci, shumё pak rёndёsi u kushtohet debateve pёr buxhetin. Kёtё e dёshmojmё tё gjithё ne, qё jemi ende nё faza foshnjore sa i takon jetesёs nё njё shoqёri tё lirё dhe demokratike. Dhe koha na tregoi, qё ai buxhet ishte njё gёnjeshtёr e rradhёs. Zbatimi i tij dёshmoi keq-menaxhim fondesh dhe mos-realizim tё ardhurash.
Sa pёr kujtesё, buxheti pёrveç faktit, qё parashikonte rritje tё tё ardhurave me 5%, nё krahasim me vitin 2015, propozonte dhe ulje tё shpenzimeve, si njё nga mёnyrat pёr tё ulur defiçitin dhe borxhin publik. Atёherё, kemi analizuar, qё nё rastin mё tё mirё, kjo mbetet njё dёshirё e qeverisё, pasi ёshtё tёrёsisht e pabazuar nё indikatorёt makroekonomikё dhe situatёn reale financiare tё Shqipёrisё. Nё rastin mё tё keq ёshtё njё akt i qёllimshёm pёr tё mashtruar qytetarёt, pёr t’i vёnё ata nё gjumё. Dhe kjo pёrrallё i shёrbeu anestezisё pёr pak. Qytetarёt nuk hezituan tё mbёshtesin masivisht protestёn e thirrur nga opozita para sallёs sё Kuvendit.
Por, dimri kaloi, mpirja e opinionit nga mashtrimi, moskuptimi, apo dhe mosbesimi i lanё vendin realitetit. Rishikimi i buxhetit 2016, me njё Akt Normativ, tё padiskutuar nё komisionet pёrkatёse na solli njё panoramё krize mё tё thellё nga ajo qё kishim menduar. Buxheti i rishikuar konfirmon njё rёnie tё tё ardhurave me 4.4 miliard lekё, qё do tё thotё se, specialistёt e financёs sё qeverisё, jo vetёm qё nuk i rritёn tё ardhurat buxhetore me 5%, siç premtonin nё Dhjetor, por i ulёn me 1%. Nё total, deri nё kohёn qё diskutojmё, jemi 6% mё pak se parashikimi. E nё gjithё kёtё rrrёmujё shkurtimesh tё shpenzimeve, administrata e Kryeministrit vazhdon tё marrё vёmendjen maksimale, me rritje tё numrit tё personelit; aq sa le tё kuptosh se paaftёsinё e gjithё administratёs shtetёrore po e mbulon ajo e Kryeministrit.
Dёshtimi ёshtё edhe mё i theksuar kur analizon shpenzimet, tё cilat edhe pse u ulёn mё shumё se parashikimi, nuk sollёn as ulje tё deficitit dhe borxhit, sic premtonte pёrralla dimёrore. Por cfarё ndodhi realisht me financat publike? Deficiti ishte parashikuar tё ulej, por ndodhi qё u rrit me 1.3 miliard lekё. Vetvetiu, rezultati na con nё njё mos-realizim tё thellё tё tё ardhurave, ku Doganat dhe TVSH mbeten gropat mё tё mёdha tё ekonomisё Shqiptare.
Shifrat zyrtare ngё INSTAT nuk janё optimiste, ato dёshmojnё rritje tё papunёsisё me 1.1% nga viti i kaluar, duke arritur nё 16.6%, rritje ekonomike mё tё ulёt se parashikimet, deri nё 2.9%; puls fare tё ulёt ekonomik me inflacion 0.7% qё deri nё fund tё vitit nuk do e kalojё nivelin e 1.9%. Indeksi i konsumit sa vjen edhe ulet, duke tejkaluar çdo parashikueshmёri tё njё shporte bazё jetike. Shqipёria po tejkalon teoritё dhe skenaret jo optimiste tё studimeve ekonomike. Tregёtia, raport nё rёnie, deficiti tregtar gjithmonё negativ, niveli i bizneseve tё reja sipas QKR ёshtё ulur nga viti 2015, si dhe ёshtё rritur numri i bizneseve tё mbyllura.
Atёherё. me çfarё jetojnё shqiptarёt? Deri ku shkon realisht niveli i jetёs sё tyre? Tё dhёnat zyrtare raportojnё pёr njё nivel tё ardhurash personale, konsumi dhe shpenzimesh aq tё ulёt, sa qё nё sytё e çdo studiuesi serioz, ose vjedhim shumё dhe punojmё nё tё zezё, ose disa rrojnё si pashallarё dhe pjesa tjetёr vdes urie. Me sytё e realitet shqiptar, jeton 1% dhe vdes nё kufijtё e varfarisё ekstreme 99% e popullsisё.
Shkak i kёsaj gjendje ёshtё niveli tejet i lartё i korrupsionit nё administratёn fiskale, e cila abuzon me taksapaguesit e ndershёm shqiptarё, dhe ka mbajtur nivel tё lartё tё informalitetit. Gjithё aksionet qeveritare, pёr regjistrimin e bizneseve dhe prerjen e kuponave tatimorё, kanё rezultuar njё falsitet i plotё. Kryeministri fshihet pas njё gёnjeshtre tjetёr kur thotё “po bёjmё shtet”, pasi dhuna ёshtё instrumenti mё i fundit i shtetit dhe mё i pa efektshmi nё ekonomi. Presioni dhe burgu nuk ёshtё mёnyra e duhur pёr tё “ndёrgjegjёsuar” ata qё abuzojnё me lirinё e tregut. Shto kёtu qё edhe nga ana e shtetit, nuk kishte as logjike ekonomike dhe as ndonjё interes real pёr tё formalizuar gjithё tregun. Çdo gjё u bё pёr tё favorizuar rryshfetin e inspektorёve dhe administratёs. Rezultati i reformёs sё kuponit dhe regjistrimit ishte njё zero me bisht… Asnjё lek mё shumё nё arkёn e shtetit, asnjё lek mё shumё nё xhepin e biznesit, asnjё lek mё shumё nё xhepin e konsumatorit.
Pёrfundimisht, pasi na tregoi pёrrallёn e dimrit me buxhetin qё miratoi nё Dhjetor, Qeveria me aktin normativ tё rishikimit tё buxhetit, pranoi dёshtimin e vet, pra na dёshmoi paaftёsinё pёr tё nxjerrё vendin nga kriza. Pёr mё tepёr, pёrdorimi i teknikёs sё aktit normativ, ёshtё dёshmia se kjo ёshtё njё qeveri hileqare. Ashtu si nё dimёr, kur pёrgjumte opinionin me buxhetin edhe pse ishte e qarte qё nuk mund ta realizonte, sot shfrytёzon mungesёn e vёmendjes sё opinionit prej periudhёs sё pushimeve dhe mungesёn e debatit nё Kuvend, pёr tё fshehur sa tё mundet tё vёrtetёn e dёshtimit dhe mashtrimit. Uroj, qё qytetarёt tё jenё mё tё vёmendshёm pёr ta parё qartё çfare po bёn Qeveria dhe tё mos nanuriten nё ёndrrat e netёve tё verёs, qё u servir propoganda gebelsiane e qeverisё.
Sorina Koti, Koordinatore ekonomie, PD