Home KRYESORE Rrëfimi tronditës i një polici: Shefave të policisë u shkojnë paratë e...

Rrëfimi tronditës i një polici: Shefave të policisë u shkojnë paratë e drogës me thasë (Video)

Një efektiv policie tregon se si funksionojnë pazaret e kultivimit të kanabisit mes narkotrafikantëve dhe policisë. Ai është filmuar fshehtësisht nga një person që e merr në makinë me autostop. Polici, identitetin e të cilit faqja e internetit “Jeta osh qejf” që e ka publikuar videon e mban sekret, rrëfen se në zonat e mbjella me kanabis janë drejtuesit e lartë të policisë që marrin përgjindje nga kultivuesit.

Ai thotë se rrënja e hashashit 3-mujor merret në mbrojtje nga policia për 20 euro, lekë në dorë si dhe prodhuesit duhet të paguajnë edhe 50% të prodhimit që të jenë të lirë në aktivitetin e tyre. Ndërsa për rrënjën 6-mujore merret 50 Euro dhe këtu janë të përfshirë edhe drejtorët e policisë, të cilët ai i quan “bosat” e vërtetë që marrin para me thasë. Ndërsa ata persona që nuk i japin lekët dhe përqindjen policisë, arrestohen dhe bimët narkotike u asgjësohen.

“Shefi i Komisariatit dhe Drejtorët e qarqeve u shkon paraja me thasë sepse këta e marrin, është leku i madh, e di çdo të thotë 50 euro për degë edhe 50% e prodhimit, këto i ke lekë shtesë, do lekë edhe sekseri edhe nuk të prek policia. Ti punon lirshëm si prashitje mistri, nuk të thotë kush gjo. Edhe nëse vjen policia, tungjatjeta, ju lumshin krahët thonë”. Drejtorët e burgut janë bosa o shok, ata janë ari i zi o burrë”, thotë efektivi i policisë. Rrëfimin e tij mund ta ndiqni të plotë në videon e mëposhtme. /Lapsi.al

Share: