Home KRYESORE Ryshfetet e doktorit dhe heshtja e gjithë qytetit

Ryshfetet e doktorit dhe heshtja e gjithë qytetit

AK TAKIM ME QARKUN E TIRANES - Kreshnik Spahiu, duke folur gjate takimit te pare te Aleances Kuq e Zi per qarkun e Tiranes, ne Teatrin e Operas dhe Baletit TKOB.

Nga Kreshnik Spahiu*

“Doktor Muharremi më ka marrë ryshfet por ja bëj hallall se më ka shpëtu jetën e ……” Këtë fjali e dëgjoj nga goja e çdo dibrani. Prej tre javësh kam pirë me qindra kafe në çdo bar të Peshkopisë.

Të gjithë flasin për zgjedhjet dhe dibranëve i duket sikur gjithë bota rrotullohet rreth qytetit tyre. Në të vërtet s’kan faj sepse në 25 vite asnjē herë Peshkopia nuk është okupuar nga kaq shumë qeveritar.

Debate dhe thashetheme pafund. Disa lavdrojnë Sherefedinin por disa edhe Muharrem Ramën. Demokratët fillimisht kishin 100 kandidatura dhe çdo dibran i PD kishte iluzion kandidimin deri sa nga qendra u vendos një kandidatirë politike e nivelit lartë për të sheshuar konkurencën brenda llojit.

Nga kampi socialist baza ka mē shumë disiplinë pavarësisht se kandidati u zgjidh jashtë rradhëve. Me synimim e vendosjes një figure kredibël në qytet, socialistët vendosën që të kandodojnë një mjek.

Sarajet e vilës Rama hedhin shtat në mes qytetit dhe duket qartë që çdo tullë e saj është me ryshfetin e çdo pacienti. Mijëra dibran e shohin çdo ditë dhe në fund heshtin. Çdo banor thotë që njē familjar i tyre ka kaluar nē “briskun” e kirurgut Muharrem Rama.

Rama e kandidoi Ramën por një Zot e di nēse dibra e mijëra pacientve do i’a quaj hallall apo harram ato ryshfete të marra nga pacientët e sëmurë. Le të shpresojmë që nga kjo epidemi nuk është sëmurë për vdekje i gjithë qyteti.

Share: