Home KRYESORE Serbia nuk eshte penduar per genocidin e krimin ne Kosove!

Serbia nuk eshte penduar per genocidin e krimin ne Kosove!

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Po kalon nje cerek shekulli nga koha kur Serbia e drejtuar nga satrapi i Ballkanit, Sllobodan Milloshevic filloi pergjakjen e papare mbi popullin Slloven, Kroat, Boshnjak dhe Shqiptar te Kosoves. Gjurmet e genocidit, krimeve, zhdukjeve dhe pastrimeve etnike te kryera nga Serbia jane akoma te gjalla.

Qysh mbas Luftes se Dyte Boterore, Europa nuk kishte pare dhe degjuar masakra te tilla si ato qe makineria gjakatare e Milloshevicit beri mbi popujt perreth saj. Kulminacioni i kesaj politike vrastare arriti ne Bosnie&Hercegovine dhe ne Kosove.

Ne menyre te vecante perballjen me cnjerezore me makinerine fashiste te Milloshevicit e vuajti populli shqiptar i Kosoves. Populli i Kosoves eshte ballafaquar perreth nje shekulli e gjysem me doktrina ideologjike dhe strategji politike perzenie te dhunshme dhe shfaroresese Serbe.

Politika e Milloshevicit as me pak dhe as me shume ndoqi me perpikmeri doktrinat e Ilia Garashaninit, Vasa Vubrilovicit, Ivo Andricit, Aleksander Rankovicit dhe Memorandumin MANU te Akademise se Shkencave dhe Arteve te Serbise. Nga viti 1913 e deri ne fund te shekullit 20-te, thuajse ne cdo dhjete vjet populli i Kosoves eshte bere objekt goditjesh e reprezaljesh cnjerezore.

Si pasoje e kesaj politike perzenie dhe cfarorese Serbe shumevjecare Kosova u shnderrua ne nje laborator holokausti te paprecedent ne kohet tona. Nuk ka asnje vend ne Evrope si Kosova dhe asnje popull si populli shqiptar i saj qe te kete shenuar humbje njerezore me te medha.

Ne menyre te vecante mbas vitit 1995, pra mbas Marreveshjes se Dejtonit per B&H, makineria millosheviciane goditi masivisht dhe barbarisht popullin e Kosoves. Mbi 150 mije trupa ushtarake, policore dhe paramilitare kryen akte genocidi masiv mbi popullsine civile, bene krime cnjerezore, perdhunuan mijra gra dhe vajza shqiptare dhe zhduken pa gjurme femije dhe te moshuar teresisht te pafajshem ne shenje reprezalje.

E gjithe kjo politike kriminale ndaj nje popullsie civile synoi qe te realizonte pastrimin e plote etnik te popullit shqiptar te Kosoves dhe ta ripopullonte ate me serbe te perzene apo te inkriminuar nga zonat e tjera te konflikteve ne ish-Jugosllavi.

Ne kete perballje te pabarabarte u burgosen qindra shqiptare, humben jetet mbi pese mije te tjere, u dhunuan e u gjumtuan me shume se dyfishi i ketij numri dhe u rrembyen pa gjurme edhe sot e kesaj dite me shume se dhjete mije femije, gra dhe te moshuar. Nga vitet 1995-1999 Kosova u shnderrua ne nje Aushvic ne mes te Evropes.

Memoria e popullit shqiptar i mban perhere te fresketa keto vite tragjike. Shumica e familjeve kosovare ngushellohen perpara varreve te te afermve te tyre ose i luten Zotit per te zhdukurit me shprese qe nje dite te gjenden. Populli i Kosoves eshte me i traumatizuari ne Evrope. Mjerisht plaget e tij mbeten edhe sot te hapura.

Shteti dhe politika zyrtare e Kosoves ben mire qe perkujdeset per pakicat etnike ne vend. E kaluara diskriminuese tragjike e shqiptareve nga regjimi Serb eshte nje mesim qe nuk po perseritet si revansh kunder pakices serbe ne Kosoven e sotme. Me kete politike Kosova ka sigurar paqe e stabilitet politik, nderetnik dhe kohezion social te brendshem.

Por shteti i Kosoves lypet te beje perpjekje me te medha drejtperdrejte me Serbine, por edhe nepermjet faktorit nderkombetar per te detyruar Serbine per te kerkuar falje nderkombetarisht popullit te Kosoves per genocidin, krimet, perdhunimet dhe zhdukjen e mijra shqiptareve ne kohen e regjimit te Milloshevicit.

Kerkimi i faljes nga Serbia ndaj popullit te Kosoves nuk ringjall te vdekurit dhe as nuk rikthen te zhdukurit. Por kerkimi i faljes eshte nje pendim publik me vlere te larte morale e politike nderkombetar qe lehteson procesin e normalizimit te marredhenieve te popujve e vendeve ish armike.

Historia e marredhenieve nderkombetare post-konfliktuale deshmon katerciperisht se qendrimi ndaj te kaluares eshte nje nga treguesit themelor te ndryshimit te ndergjegjes qytetare dhe politike te nje shteti qe ka ne trashegimine e tij genocidin, krimet, pastrimin etnik dhe zhdukjen e njerezve te nje populli, komuniteti apo grupi te caktuar shoqeror, politik, etnik, racor dhe fetar.

Shembulli i Gjermanise mbas Luftes se Dyte Boterore per holokaustin eshte shembulli me i mire qe deshmon peshen e madhe qe ka apologjia ne lenien pas te te kaluarave tragjike dhe ngritjen e urave per falje, pajtim dhe afrim midis popujve dhe vendeve.

Nje hap i tille apologjie nuk po ndermerret nga Serbia e sotme ndaj popullit te Kosoves per te kaluaren genocidiste, kriminale dhe shfarosese. Shteti i sotem Serb nuk ndjen akoma kurrefare pergjegjesie morale per popullin shqiptar te Kosoves. Shteti i sotem Serb nuk duket akoma i penduar per ate cfare beri regjimi i kaluar ne Beograd mbi popullsine civile te pafajshme te Kosoves. Shteti i sotem Serb akoma nuk e distancon veten nga e kaluara diktatoriale. Lideret e sotem Serb nuk ndahen dot as moralisht me politikat e paraardhesve te tyre kunder Kosoves.

Heshtja e shtetit te sotem Serb ndaj politikave te Beogradit te se kaluares ne Kosove eshte e pamoralshme dhe si e tille teresisht e papranueshme per Kosoven dhe popullin e saj. Me kete heshtje Serbia fyen rende miliona shqiptare, brengos thelle familjet e martireve, viktimave, te humburve dhe mban te hapur armiqesine shekullore Serbo-Shqiptare.

Persa kohe marredheniet midis popujve Serb dhe Shqiptar nuk paqesohen si pasoje e mospendimit moral te shtetit te sotem Serb per politikat e regjimit te se kaluares ndaj Kosoves dhe popullit te saj, cdo demarsh politik e diplomatik mbetet nje farse e deshtuar pa gjasa per normalizimin e marredhenieve midis dy shteteve. Marredheniet njerezore jane themelore per cdo aspekt tjeter te marredhenieve nderkombetare.

Me kete sjellje kontinuitive te Shtetit te sotem Serb, portat e BE zor se do te mund te hapen per Serbine. Nuk shkohet ne Evropen e Bashkuar demokratike pa u cliruar, fillimisht moralisht e pastaj edhe politikisht nga trashegimite negative te se kaluares me fqinjet e popujt e tjere.

Kosova e populli i saj dijne te falin. Por per kete lypet qe shteti i sotem Serb te kerkoje falje per tragjedite e shkaktuara mbi to nga regjimi i kaluar i Beogradit. Ne Kosove e kaluara rron ne menyre tragjike persa kohe nuk ka apologji morale nga Serbia.

Share: