Ish Kryeministri Berisha, në një status në “Facebook” sulmon kryeministrin Rama për atë që ai quan “Bilal Gate”.
Pra eshte rasti që PD e ka denoncuar si aferën korruptive të Ramës, i cili sipas kësaj force politike ka paguar 80 mijë dollarë në mënyrë të jashtëligjshme për të bërë një foto me Presidentin Obama kur Rama ishte në opozitë.
Berisha shkruan se Ramës po i ngushtohet laku dhe se ka frikë nga drejtësia amerikane. Madje, Berisha shkruan se Rama i ka kërkuar Olsit, vëllait të tij që të marrë përsipër shumën, por ai ka refuzuar.
STATUSI I BERISHES:
Ne kerkim te kurban Bilalit. Rames po i ngushtohet laku!
Te dashur miq, nje fjale e urte thote “kur te vijne te keqijat hapju deren”. Kjo i ka ndodhur Edvin Shullazit nga brenda dhe jashte vendi. Keshtu, brenda vendit ai ndjehet, dhe ne fakt siç eshte, kryeminister i pakallur.
Pasi doli humbesi i madh nga reforma ne drejtesi dhe e terhoqi zvarre per hunde dy vite me rradhe Lulzim Basha, tani numeron 71 vota qe i dalin ne mengjes dhe i zhduken ne darke. Por Rama friken dhe tmerrin me te madh, madje te te gjithe jetes se tij e ka nga drejtesia anerikane.
Ky tmerr eshte bere i padurueshem pas deponimit te qytetarit amerikan nga Florida Ë.A se ai kishte dhene per llogari te Rames 80 mije dollare per foton e Rames me Obamen ne shkelje te ligjit federal per financimin e fushates elektorale te kandidateve presidencial dhe se burimi i atyre parave ishte vet Edi Rama. Pas deshmise se Ëilliam Argeros, Rama ndjehet tmerresisht i tronditur.
Ai nga frika e thirrjes si deshmitar apo i pandehur ne aferen “Bilal gate” nuk guxoi te shkoje ne Konventen e Demokrateve ku do te mbante fjalimin me te eger anti Trump. Tronditja e tij behet dhe me e madhe pas refuzimit te prere te Olsit per t’u paraqitur si burim i shumes se paguar per foton. Thuhet se Olsi i ka thene “vella te kam por kete nuk e marre dot kurre persiper”.
Refuzim te prere i ka bere edhe Toma, te cilin e ka afruar shume dhe kryesisht per kete qellim kohet e fundit. Thuhet se Toma i ka thene “jam gati te te jape edhe nje milione te tjera po jo te denoje veten me per te mos shkelur dot kurre me ne SHBA sidomos tani qe pas tre vite perpjekjesh arrita te siguroj edhe vizen amerikane qe ma kishin bllokuar per vite!”
Keshtu historia perseritet. Kesaj here Rama perseri do jete kurban por “kurban Bilal” apo me sakte i fotos se tij, per te cilen jo vetem u rregjistrua si “Bilal hanem” por ne thyerje te ligjit amerikan pagoi 80 mije dollare! sb