Home KRYESORE Te rinjte ne kerkim te Zotit

Te rinjte ne kerkim te Zotit

Nga Nikolin MIRIA

Të rinjtë e sotëm jane akoma në kërkim të Zotit, sigurisht që nuk e kërkojne vetem në Kishe , apo gjate Meshes së Shenjtë . Në këto raste është gabim nëse mendojme që te rinjve që nuk ju intereson liturgjia nuk ju interson as Zoti, jo , nuk është kështu.

Pyetja kryesore që zakonisht të rinjtë ja drejtojne Zotit është “Pse? “.

Kështu nisin pyetjet e tipit ” Pse na ke krijuar? ” , ” Pse vuajtjet? “, “Pse vdekja?” .

Një tjeter pyetje themelore , në të cilën dua të përgjigjem në këto pak rreshta eshte kjo : “Ku je? “.

Kjo pyetje na tregon gjithë veshtiresine qe kemi krijuar ne mendjen tone per Zotin qe nuk e “shohim”, por që asnjeher nuk mungon se dhenuri shenja te prezences se Tij ne gjithcka qe na ndodh ne jeten tonë, ne privatësine tone , ne lumturi por edhe ne veshtiresi, aq shume saqë na jep të kuptojme që Ai egziston.

Por sa jemi të vetdijshem ne per prezencen e Zotit?

Nje pyetje që qarkullon vazhdimisht ne mendjen e nje të riju.

Aktivitetet tona të perditshme na marrin aq shume kohe saqe nuk arrijme ta ndjejme prezencen e Zotit ne jeten tone. Por ne fakt Zoti na shfaqet me gjithë lavdinë e Tijë. Ai preferon të na flasë në zemren tone, duke na dhene mundesine e dallimit të së mirës e të së keqes, por jo vetem, edhe lirine e plote nëse zgjedhim ta ndjekim Ate apo ta refuzojme .

Zoti eshte gjithmone prezent ne jeten tone, edhe atehere kur ndjehemi te deshperuar apo kur jemi te rrebeluar perballe padrejtesive që na ndodhin ne jeten tone.

Per pak kohe zgjat lumturia toksore, aq pak saqe shpesh here na ngjason me tymin i nje cigareje qe humbet ne hapësire. Nje lumturi e cila pa prezencen e Zotit nuk le gjurme ne jeten tone.

Te rinjtë e kërkojne Zotin edhe atëher kur një i varfër i ulur në tortuarin e qytetit jua shtrine doren per t’ju kerkuar diçka, sa per te siguruar ushqimin e nje dite.

Pikerisht perballe kesaj padrejtesie shoqerore dhe mjerimit njerezor, ata, ne thellesine e zemres se tyre i kerkojne Zotit që ti behet ndihme qdo personi qe vuan.

Nese te rinjtë kërkojne akoma nese eshte Zoti, nuk eshte se ata nuk besojne , por si nje “ves” i keq ju ka mbetur ne pyetsorin e tyre te jetes se perditshme.

Sepse ne vetvete ata e kuptojne se gjithcka rreth nesh na tregon prezencen e Zotit, madje edhe fija me è holle e barit eshte deshmi e kesaj ekzistence.

Zoti është gjithcka dhe në gjithcka.

Share: