Nga Tritan Shehu
TIRANA DUKET “BOSH” NE PRITJE TE SHENJTERIMIT TE NENE TEREZES.
Ne Shqiperi, asgje konkrete deri me sot per nder te Shenjterimit te Nene Terezes.
Shenjterimi i Nene Terezes, personalitetit me te madh te periudhes moderne te Kombit Shqiptar, ngjarje madhore per historine tone.
Qeveria jone mburet me vendosjen e bustit te Saj ne Rio, dhurate e veprim pozitiv i yni ky.
PER IRONI NE TIRANE NUK KA ASNJE MONUMENT TE NENE TEREZES.
KETO DITE NE PRAG TE 4 SHTATORIT SHESHI ME ATE EMER KU NE QENDER DUHEJ TE ISHTE SHTATORJA DINJITOZE E SAJ, TRANSMETON “BOSHLLEK”.
Ai Shesh ne prag te Evenimentit te Madh duhej te ishte kthyer ne Qendren mbare Shqiptare per Nene Terezen.
Eshte e vertete qe Nene Tereza nuk punoi per monumente e lavdi, ajo punoi per njerrezit.
Dhe njerrezit, vecanerisht bashkombesit e saj pra ne shqiptaret, duhet ta pasqyrojme ne te gjitha planet krenarine qe ndjejme per vepren e saj.
VECSE PAK JAVE NGA DITA E SHENJTERIMIT- NUK KA TE PUBLIKUAR ASNJE PROGRAM ZYRTAR TE SHQIPERISE NE FUNKSION TE KETIJ EVENIMENTI HISTORIK.
Kjo periudhe duhej te ishte me dite te mbushura me aktivitete ne ngritje, per tu finalizuar me nje pjesemarje dinjitoze, maksimalisht te dukeshme, te gjere te shqiptareve kudo nga jane, Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Diaspora, Emigracioni ne Sheshin “Shen Pjeter”.
Shqiperia duhet te jete aty e gjitha se bashku, larg “inateve” e xhelozive tona.
4 SHTATORI ESHTE NJE RAST I PA PERSERITSHEM JO VETEM PER TE SHPREHUR KRENARINE TONE NDAJ NENE TEREZES E VEPRES SE SAJ, PER TU KRENUAR PARA BOTES, POR DHE PER TE MARRE RESPEKTIN BOTEROR NDAJ NESH.
Mos ta humbim kete mundesi, se keshtu nuk do te respektojme vlerat tona me te medha.
DHE KUR NUK RESPEKTON VEHTEN MOS PRIT TE TE RESPEKTOJNE TE TJERET!