Nga Mentor Kikia
Kompanitë e sigurimit të automjeteve rritën në mënyrë të befte, brenda nje nate, çmimin e siguracionit me rreth 28%. Një vendim i paprecedent, të gjitha sëbashku, si një oligopol, vendosën ti rrisim fitimet vetes, në kurriz të shqiptarëve.
Qeveria e miratoi me heshje këtë vendim. Madje mësohet, jo zyrtarisht, se zyrtarë të Autoritetit të Konkurencës dhe Agjensisë së Mbikqyrjes Financiare, kanë shërbyer si konsulentë për të motivuar rritjen e këtij çmimi, me gjoja rritjen e numrit të aksidenteve. Asnjë ligjvënës, edhe nga ata rrebelet që denoncojnë vendime që bein ndesh me intertesat e popullit(edhe brenda mazhorancës), nuk e hapi gojën. As opozita, ajo që denoncon edhe rritjen e çmimit të domateve me 10 lekë, nuk e hapi gojën. Mesaduket të gjithë janë siguruar.
Shqiptarët tashmë, në heshtje, të tradhëtuar nga qeveria, parlamenti dhe opozita, do të duhet të pagujnë para për të pasuruar më shumë bosët e trustit të sigurimeve.
Kujt ti besojnë njerëzit tashmë? Shqiptarët janë të tradhëtuar nga të gjitha anët…