Home KRYESORE Ylli Dylgjeri: Hashashi i takon bujqësisë jo Policise e MB!

Ylli Dylgjeri: Hashashi i takon bujqësisë jo Policise e MB!

Nga Ylli Dylgjeri

U bë traditë e pashkruar që bima e hashashit trajtohet në vite në korrje nga Ministria e Brendëshme. Si bimë arash, apo parcelash, mbillet në tokat bujqësore, kultivohet nga fara deri në procesin final në korrje në tokat bujqësore. Edhe si forcë pune shfrytëzon krahun e lire të bujqësisë. Si shërbime përsëri i bëhen nga bujqit…dhe në fund si korrje i bëhet nga MB!!!

Mendoj se këtu ka diskrimin. Mariuhana është kulturë bujqësore dhe i përket bujqësisë. E kemi harruar parrullën e famshe të hedhur në 1945, në kohën e reformës agrare nga shoku Enver në Gorre të Lushnjes: Toka i takon atij që e punon!

Qysh atëherë, fshatari Laze ishte mosbesues kur morri tapinë dhe e pyeti Enverin:

“Tapinë na e dhatë, o Komandant, faleminderit, por a do ta gëzojmë me të vërtetë tokën që po na e jep agrarja?”

Ç’punë kanë kuadrot e policisë nga tepelena ta korrin atë? Pak specialistë ka Ministria e Bujqësisë? Duhet parë me qetësi dhe dashuri kjo punë.

Share: