Nga mediat ndërkombëtare mësohet se zoti Zenel Hoxha, kryetari i Dhomës Britanike të Tregtisë në Shqipëri e në krejt Rajonin, njëri nga nismëtarët ballorë të Lëvizjes Demokratike në fillimvitet ‘90 të shekullit të kaluar, intelektual me veprimtari të gjerë shumëplanëshe, është emëruar Konsull Nderi i Afrikës së Jugut, vend që ndodhet në skajin jugor të Kontinentit të Afrikës dhe që ka 2798 kilometra bregdet në Oqeanin Atlantik e në Oqeanin Indian.