Home KRYESORE Babai i atentatorit të Mynihut: Na kanë kërcënuar, jeta jonë ka marrë...

Babai i atentatorit të Mynihut: Na kanë kërcënuar, jeta jonë ka marrë fund

Duke folur për mediat gjermane, babai i autorit të ndjerë të masakrës së Mynihut, deklaroi se ai dhe bashkëshortja e tij po kalojnë ditët më të këqija të jetës.

Massoud thotë se kanë marrë kërcënime të shumta për jetën duke theksuar tanimë “jeta e tyre ka marrë fund”.

“Jemi shumë keq. Po marrim kërcënime me vdekje. Gruaja ime që prej një jave veçse qan. Jeta jonë në Munih ka mbaruar”, shkruan gazeta “Bild am Sonntag”.

Massoud thekson gjithashtu se ai kurrë nuk ka patur dijeni që i biri mbante armë dhe se merrte shpesh antidepresivë.

Nga sulmi me armë i atentatorit gjermano-iranian në Mynih të Gjermanisë mbetën të vdekur 9 persona, mes të cilëve tre shqiptarë./opinion.al

Share: