Partia Demokratike e ka zgjedhur kandidatin e saj për Bashkinë e Dibrës, zgjedhje që do të zhvillohen në datën 11 shtator pas shkarkimit të Shukri Xhelilit. Burime nga PD-ja kanë bërë të ditur se kandidat për këtë bashki do të jetë deputeti Sherefedin Shehu. Vendimi për kandidimin e Shehut është marrë mbrëmjen e sotme në një mbledhje të kryesisë së PD-së. Shehu më parë ka mbajtur edhe postin e zv/ministrit të Ekonomisë gjatë qeverisë Berisha dhe aktualisht eshte deputet.