Mjekja e njohur, Anika Dokle, njëherësh edhe vajza e deputetit socialist Namik Dokle ka komentuar debatin që u zhvillua në emisionin “Opinion” lidhur me ngërçin e krijuar me maturantët që kërkojnë të shkojnë në universitet.
Qëndrimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit Plarent Ndreca, ajo e ka quajtur atë të një përfaqësuesi arrogant, të një shteti arrogant, por nuk ka kursyer as Henri Çilin pronar të një universiteti privat. Gjithashtu Dokle e njohur për pavarësinë e saj për zhvillimet në vend, ka siluruar edhe përfaqësuesin e opozitës në këtë debat, deputetin Luçiano Boçi.
Ja çfarë shkruan Anika Dokle në Facebook:
“Nga njëra anë, një përfaqësuesi i ngërdheshur dhe arrogant i shtetit, një bishë e biznesit privat që flet për reformën dhe pse në konflikt interesi, një opozitar që nuk ka moral ta kundërshtojë sot ligjin sepse duhej ta kishte bërë kohë më parë, një debat që më shumë se sa qartëson, vërteton kaosin procedural.
Nga ana tjetër djem dhe vajza plot dinjitet që artikulojnë qartë dhe bukur, viktima të reformës në arsim”.