Home KRYESORE AKIP marshim kunder importit te plerave ne Shqiperi

AKIP marshim kunder importit te plerave ne Shqiperi

Ne përfaqësuesit e Aleancës Kundër Importit të Plehrave bëjmë me dije se nesër e Shtunë, në orën 11:00, do të marshojmë nga Parku Rinia, ku ndodhet Monumenti i Pavarësisë drejt godinës se Kryeministrisë për një  proteste qytetare me qëllim kundërshtimin e amendamenteve te Ligjit për Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve, me anë të të cilit lejohet Importi i Mbetjeve në territorin e Shqipërisë.

Në këtë protestë janë të mirëpritur të gjithë qytetarët që i shqetëson gjendja aktuale e ndotjes së mjedisit ne të katër anët e vendit,  për shkak të moszbatimit të Ligjit.

Politika dështoj ne gjithë këto vite për te mbrojtur interesat qytetare, është momenti ku qytetaret shqiptarë të dalin vet në mbrojtje të interesit të tyre.

Marshimi i nesërm është për ti dhëne zë shqetësimit qytetar, jo publicitet politikaneve, kësisoj ftesa për këtë marshim është vetëm për qytetarët jo për politikanet!

AKIP i ka kërkuar  Presidentit Nishani mos-dekretimin e ligjit, për të bërë të mundur kthimin e ligjit në Kuvend.

Share: