Home KRYESORE Ish-zëdhënësja e Berishës, sfidon Braçen, i publikon dy dokumente të rëndësishme

Ish-zëdhënësja e Berishës, sfidon Braçen, i publikon dy dokumente të rëndësishme

Ish-zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, në reagim ndaj Erion Braçes, publikoi në facebook, kërkesat për kompaninë e përpunimit të plehrave në Fier.

‘’Meqë kone Braçja po pyeste në parlament se kush e ka sjellë këtë kompaninë’’, shkruan në facebook Mëhilli ndërsa publikoi edhe dy vendimi të Bashkisë Fier.

‘’Kompania në fjalë në mënyrën më këmbëngulëse dhe të përsëritur është rekomanduar nga kryetari socialist i Bashkisë së Fierit zoti Baftjar Zeqo, jo me një por me disa letra drejtuar kryeministrit të atëhershëm. Zoti Zeqo thekson në letrat dhe mesazhet e tij se ka mëse dy vjet që bashkëpunon në mënyrë të suksesshme me këtë kompani për realizimin e projektit të saj në qytetin e Fierit.’’, thekson Mëhilli, teksa publikon vendimet për kompanitë italiane ‘’LLC’’ dhe ‘’IBS’’.

Në kuvend, deputeti socialist tha: ‘’Bëhuni burra dhe më përmendni emrin e një mafiozi’’./360grade.al

 

Share: