Pas nje sere ndershkembimesh te deklaratave mes Liderit te Opozites Lulzim Basha dhe Ministrit te Brendshem Saimir Tahiri, sot ka reaguar ne facebook me nje status te forte edhe Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini.
Galdini ve ne dukje se fshehja e Saimir Tahirit pas krahasimit me shifrat e te shkuares deshmon perfshirjen e tij ne kanabisizimin e Shqiperise dhe mosllogaridhenien e ketij te fundit si Minister i Brendshem qe eshte prej 3 vjetesh.
Ja statusi i plote i Arian Galdinit:
Nese do te isha une Ministri i Brendshem.
Sidomos nese une do te isha nje Minister i Brendshem, i paperfshire, i pakompromentuar, i pakoruptuar, i pakapur nga Zoterit e Kanabisit.
Sidomos, nese une si Minister i Brendshem, nuk do te isha njeri nder Zoterit e Kanabisit.
Gjate kesaj periudhe te shperthimit te kanabisit ngado si lajm e si ndjesi, e mbi te gjitha nga zaptimi qe kanabisi i ka bere cdo fushe, pllaje, cuke, gerxheje e parcele anekend Shqiperise, une nuk do te veproja kurresesi si Saimir Tahiri.
Deklaratat e shpeshta, daljet me fushata vizitash turistike dhe mediatike neper parcelat e kanabisit me police e gazetare, krahasimi i shifrave me te kaluaren, jane me shume strategji e deshperuar per tu fshehur pas te shkuares.
E c’kuptim ka te flasesh per te shkuaren, kur ti jep llogari per te tashmen?
Vete fshehja pas shifrave te se shkuares eshte deshmia mosllogaridhenies per te sotmen.
Nese do te isha une ne vend te tij, e nese do te isha i paster dhe i paperfshire, do dilja para shqiptareve duke e pranuar realitetin e trishte te pushtimit te vendit tone nga kanabisi.
Do te merja mbi vete plotesisht te gjitha pergjegjesite e mia dhe do te kerkoja ndihmen e te gjithe shoqerise dhe te te gjithe partnereve strategjike nderkombetare per ta luftuar kanabisizmin e Shqiperise.
Nuk do te buzeqeshja edhe pasi avione rrotethyer te binin ne territorin e vendit tim.
Ja kaq do beja e keshtu do te sillesha.
Por ja qe une nuk jam Saimir Tahiri.
Dhe Saimir Tahiri nuk eshte Minister i Brendshem i paperfshire.