Ambasada amerikane ka komentuar protestën që mbahet të shtunën në Tiranë. Ne fakt, siç ndodh rendom përpara tubimeve të tilla, u kujton qytetarëve amerikanë që jetojnë në vendin tonë që të tregohen të kujdesshëm.
Ja njoftimi i plote i Ambasades USA:
“Ambasada e SHBA-ve në Tiranë i informon qytetarët amerikanë se partitë e opozitës shqiptare po organizojnë një demonstratë kundër importit të mbetjeve jo-të rrezikshme në Shqipëri e cila pritet të zhvillohet më 1 tetor, në ora 11:00. Protestuesit pritet që të mblidhen prane Qendrës së Tajvanit, pranë Bulevardit Dëshmorët e Kombit, dhe të ecin drejt ndërtesës së Kryeministrisë. Ambasada nuk është në dijeni për ndonjë rrezik të posaçëm kundër qytetarëve apo interesdave të Amerikës. Sidoqoftë qytetarët amerikanë duhet të jenë vigjilentë dhe të shmangin demonstratat dhe mitingjet…”