Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke marrë shkas nga shqetësimet e maturantëve, kërkoi publikisht shkarkimin e ministres ës Arsimit, Lindita Nikolla.
Gjatë intervistës në “Studio e Hapur” Lulzim Basha tha se do të nxjerrë fakte të reja për blerjet e votës në Dibër në vazhdën e denoncimeve të herë pas hershme, por edhe dorëzimit të një kallëzimi në prokurori, raporton mapo.
Fakte të reja denoncuese pritet të dalin nga intervista edhe për parcelat me kanabis të cilat sipas PD-së kanë pushtuar vendin. A do të fillojnë arrestimet e politikaneve pas miratimit të Vetting-ut dhe kush janë politikanet e rrezikuar, a po funksionon dekriminalizimi dhe çfarë presim nga Reforma në Drejtësi?