Nga Selim Belortaja
Bëj pjesë tek ata që ligjin e importit të mbetjeve, e pritën me shqetësim. Por shoh se dje Kryministri Rama i ka dhënë një shans të ri qetësimit publik mbi çështjen. Me deklarimin e tij:
“Ishim vendi i vetëm në Europë pa këtë ligj dhe sot jemi thjesht një vend si të tjerët, në rajonin tonë apo në Bashkimin Europian.” -debati merr një rrjedhë tjetër.
Në se jemi kundra le t’i lemë ..shfryrjet. Le të përqëndrohemi në çeshtjen thelbësore: ishim apo jo i fundit vend europian që s’e kishte bërë (atë ligj importi)?
Me deklarimin e djeshëm KM i ka dalë vetë zot këtij basti. Le të shohim pra faktet ligjore të vendeve sivllezër të kontinentit. Unë për vete ende s’i kam parë..dhe sot s’them dot më shumë.
Ndërsa pastaj çeshtja: a duhet ta mbanim apo jo mbyllur atë derë, pavarësisht botës që për vete e kish t’hapur!! -eshte një krejt tjetër diskutim dhe lidhet me 2 nënçeshtje doemos kyçe:
1. sa kapacitet kemi ta zbatojmë pa sjellë dëme per vendin e njerezit?
2-sa takat kemi të bëjmë proteksionizëm?!