Home KRYESORE Blendi Fevziu: Ky është personi që rrahu biznesmenin Fadi Mitri

Blendi Fevziu: Ky është personi që rrahu biznesmenin Fadi Mitri

Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar sot në “Opinion” foton e personit që dyshohet se ka rrahur biznesmenin libanez, Fadi Mitrin.

Gazetari Fevziu ja shfaqi foton kryeministit ne studion e Opinion dhe tha se këtë foto ia ka dërguar vetë biznesmeni që kishte bërë një hetim paralel me atë të autoriteteve shqiptare.

Fevziu tha se sipas biznesmenit ky person është denoncuar në polici, por vazhdon të qëndrojë i lirë.

Rama tha se autorët e rrahjes janë arrestuar, por i ka liruar gjykata, por nuk reagoi fare per foton e demostruar live ne ekran milona shikuesve.

E vërteta është që disa persona u ndaluan dhe më pas u liruan nga policia sepse për ta nuk u gjetën prova që t’i lidhnin me ngjarjen.

Share: