Home KRYESORE VIDEO/ Vrau në mes të rrugës një shpërndarës droge

VIDEO/ Vrau në mes të rrugës një shpërndarës droge

Një 38­-vjeçar shqiptar është dënuar me 13 vite burg nga një gjykatë në Torino i akuzuar për vrasjen e një shpërndarësi droge në Itali.

Bëhet fjalë për shqiptarin Kujtim Avdyli i cili është një nga at

autorët e vrasjes së Moussa Seck, 24 vjeç nga Senegali. Senegalezi që merrej me trafik droge ishte kthyer në shqetësim për prostitutat e zonës që kontrolloheshin nga grupi i Avdylit.

Ai u vra me pesë plumba dhe e gjitha kjo u filmua nga kamerat e sigurisë. E gjitha kjo ndodhi në maj të vitit 2014.

Pas vrasjes, 38­-vjeçari pagoi një femër për t’i fshehur armën e krimit dhe u largua për në Shqipëri, ku u arrestua disa vite më pas. 5 bashkëpunëtorët e tij, të gjithë shqiptarë, morën në total një dënim prej 10 vitesh burg./Lapsi.al

Share: