Home KRYESORE Largohet Salsano nga Portokallia? Ja si përgjigjet aktori

Largohet Salsano nga Portokallia? Ja si përgjigjet aktori

Nuk ka zgjatur më shumë se 24 orë zhurma për largimin e Salsano Rrapit nga varieteja e humorit në Top Channel. Ne fakt, nisur nga mosprezenca e tij në spotin që lajmëron nisjen e spektaklit, shumë media hodhën dyshimet për ikjen e një tjetër prezantuesi nga “Portokalli” dhe Top Channel.

Por, ndyshe nga sa u tha Salsano nuk do të ketë fatin e koleges së tij Eneda Tarifa e cila është konfirmuar tashmë se këtë sezon nuk do të jetë në skenën e humorit. Vetë aktori u kujdes të hedhë poshtë zërat me postimin e kesaj foto dhe ketij teksti: “Gati. Portokalli 2 tetor”, shkruan Salsano në selfien ku duket Xhemi Shehu dhe skenografia e re e spektakltit.

14457366_10154611224004173_8175181071294331375_n

Share: