Deputeti i djathtë Aldo Bumçi tha se fitorja e PS në Dibër me 10-fish më shumë vota vjen si rezultat kapjes së këtij qyteti nga karteli i drogës dhe mafies. Dibra sipas deputetit të djathtë është një tregues i asaj që do ndodhi në 10 muajt në vijim në të gjithë vendin.
Aldo Bumçi rrëfeu dhe prapaskenat e qendrimit të Ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknurit në Dibër. “Ai nuk ka asnjë lidhje me Dibrën. Në Peshkopi janë minierat e Bulqizës…etj të cilat varen nga Ministria e Energjetikës, drejtuar nga Gjiknuri. Ministri ska ansjë lidhje tjetër me Dibrën, se edhe me origjinë nuk ishte andej, por i duhej të lidhej me komponentët mafioz atje, duke i dhënë “de fakto” këtë qytet në duart kartelit të drogës, që kanë gjelbëruar malet në Peshkopi, fenomen në të gjithë vendin”, tha Bumçi.
Ai tha se Dibranët nuk kishin asnjë lloj arsye për të votuar PS-në, pasi e majta në tre vitet e shkuara nuk ka bërë asnjë gjë për Dibrën.
Ulsi Manja, Deputet i Partisë Socialiste tha se PD duhet të analizojë defektet e saj dhe jo të merret me mnazhorancën. “Ftoj PD dhe Lulëzim Bashën të pranojë rezultatin, të urojë doktor Muharrem Ramen për rezultatin dhe të ndalojë fyerjen e popullit të Dibrës”, tha Manja.
“Në Dibër u eksportua e gjithë politika e Tiranës atje. Dibra është një shkollë politike. E djathta u spostua me Kuç e me Maç atje, por duhet të dini se Dibra ka prodhuar vetë politikë dhe nuk ka nevojë për këtë eksportë. Përtej moszhvillimit të saj. Ne e kemi pranuar se varfëri e papunësi ka, por nuk lindi gjatë qeverisjes sonë. Në nivel lokal Dibra është qeverisuar në 12 vite nga PD.
Por pas këtyre deklaratave, Bumçi tha se është e turpshme të mendosh se Deputeti i PS për qarkun e Dibrës, Ulsi Manja nuk ishte i pranishëm në fushatë dhe e dini përse, sepse e kërcënuan. “Mos hajde këtu të thanë, mos u duke fare këtu. Ti e di shumë mirë që vota u shit nga 100-200 mijë lekë. Varfëria blihet. U shtuan 100-ndra emra listimi. Janë kapur mbi 100 raste që fotografonin votën. i kemi me prova. Pse duhet që nusja e policit, apo djali mësuesit të fotografonte fotot”, tha Bumçi, i cili lëshoi dhe alarmin se bandat po fuqizohen dhe nuk ka kuti votimi që të tremb këtë kartelë krimi…/360grade.al