Ne nje deklarate per median lidhur me miratimin nga Parlamenti i Shqiperise te ndryshimeve ne ligjin per veprimtarine e Dhomave te Tregtise te Shqiperise, (date 29 Shtator 2016) Dhoma Britanike ne Shqiperi eshte themeluar 15 vjet me pare ne Shqiperi ne baze te principeve dhe modelit Anglo -Amerikan si edhe standarteve udhezuese te ICC (Dhoma Nderkombetare e Tregtise) te cilat veprojne mbi bazen e lirise deklaron qendrim kunder ketij zhvillimi politik.
“Misioni i Dhomave te Tregtise eshte te punojne per te mbeshtetur biznesin ne baze te interesit reciprok. Dhomat duhet te ofrojne sherbime cilesore dhe sa me shume fokusohen ne ndihme te biznesit aq me mire, biznesi eshte ne gjendje te beje dallimin dhe zgjedh ate qe ofron me te miren ne menyre kompetitive. Konkurueshmeria e lire do te persoste Dhomat dhe Organizatat e Biznesit per tu shnderruar vertet ne aleate te natyrshem te biznesit.” – thuhet ne deklarate ku edhe deklarohet se:
“Antaresimi i detyruar eshte nje kosto ekstra mbi te berin biznes dhe nje detyrim qe mbi te gjitha krijon ndjesine e te qenit ne fuqi te sistemit te marrjes me dhune, pasi ku ligj nuk I detyron dhomat locale ti ofrojne dicka ne kembim biznesit. Modeli Gjerman-Italian nuk mund te krahasohet me gjobevenesit e rinj sic do te jene dhomat ne te gjithe teritorin e Shqiperise.”
Sipas kesaj deklarate, Dhomat Bilaterale ne vendin tone jane nje kontribut i madh professional e demokratik per Shqiperine dhe ato cdo dite kontribuojne duke sjelle risi te reja ne sherbim dhe bashkepunim me komunitetin e biznesit si atij shqiptare, por edhe te bizneseve te vendeve nga vijne.
“E ardhmja e bizneseve shqiptare eshte orientuar drejt vendeve perendimore dhe jo drejt lindjes te kuqe sic po tenton lidershipi aktual i biznsit shiptare.”- perfundon deklarata e Dhomes Britanike te Tregetise ne Shqiperi