Home KRYESORE E pabesueshme mospërfillja e 17-vjeçarit që vrau në Pogradec, ndaj gjykatës ...

E pabesueshme mospërfillja e 17-vjeçarit që vrau në Pogradec, ndaj gjykatës !

Gjykata e Korçës la sot në burg, 17-vjeçarin, Fabian Muçollari, i cili vrau me një armë kallashnikov moshatarin e tij, Fabio Hila, pas sherrit banal për një vajzë në Facebook.

Në seancë ka qenë i pranishëm edhe vetë autori, që në dëshmitë e dhënë më herët ka pranuar me gjakftohtësi krimin e kryer, pa shfaqur aspak pendesë.

Mucollari ka rrëfyer detajet se si nisi sherri në Facebook, si replikuan me fyerje e kërcënime në telefon e më pas rrëmbeu armën që e mbante të groposur dhe shkoi te lokali ky po rrinte viktima dhe e ekzekutoi në vend.

Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm vetëm babai i autorit, i cili është fotografuar në gjendje të dëshpëruar dhe me kokë të ulur, ndërkohë që ra në sy mungesa e familjarëve të tjerë.

Ajo qe habit e ra në sy edhe fakti që autori ishte gjakftohtë dhe lëvizja e syve tregonte mospërfillje për ato që thoshte gjykatësi.

Share: