Home KRYESORE Fatmir Xhafa provokon Kryeprokurorin: Nga dispozitat kalimtare je akoma në detyrë!

Fatmir Xhafa provokon Kryeprokurorin: Nga dispozitat kalimtare je akoma në detyrë!

“Ka një standart të mirënjohur për çdo Kushtetutë që njihet si parimi i vazhdimësisë ligjore dhe institucionale, i cili është thelbi mbi të cilin çdo organ kushtetues ose i krijuar me ligj ushtron pushtetin, në rastet kur Kushtetuta e re ndryshon funksionin dhe kompetencat e organit ekzistues”, shkruan Xhafa në letrën e tij publike për kryeprokurorin Llalla.

“Së dyti, pas shtesave dhe ndryshimeve të fundit të Kushtetutës, parimi i vazhdimësisë vijon të mbetet si një nga parimet thelbësore të qëndrueshmërisë së rendit juridik. Pra, për të gjitha rastet që ngrihen si shqetësim, do të duhet të zbatojnë këto ligje, të cilat janë ende në fuqi”, sqarohet më tej.

Kujtojmë se kryeprokurori Llalla rreth dy javë më parë u shpreh se nuk ka bazë ligjore për ushtrimin e funksionit nga prokuroria dhe se duhet një ndërhyrje në Kushtetutë, përmes dispozitave kalimtare.

Por Fatmir Xhafaj i kujton Llallës se “Prokurori i Përgjithshëm po qëndron në detyrë dhe po i ushtron kompetencat e tij kushtetuese e ligjore vetëm për shkak të parimit të vazhdimësisë.

Pavarësisht se vazhdimi i qëndrimit në detyrë të Prokurorit të Përgjithshëm nuk parashikohet shprehimisht në dispozitat kalimtare (për të cilin në letër nuk shprehet ndonjë kundërshti), ai do të vazhdojë të ushtrojë funksionin që i njihet nga Kushtetuta, derisa të bëhet e zbatueshme në kohë dispozita kushtetuese që parashikon zgjedhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili është organi që i propozon Kuvendit kandidaturën e Prokurorit të Përgjithshëm të ri”, shprehet socialisti Xhafa/360grade.al

Share: