Fatos Klosi, ish-kryetar i Shërbimit Informativ të Shtetit, duke dhene nje opinion ka hedhur dyshime mbi kërcënimin e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Në një intervistë për Report Tv dhe gazetën ‘Shqiptarja.com’, Klosi thotë se nuk beson që kjo gjë të jetë e vërtetë, edhe pse se kryeprokurori ka dërguar familjen në një shtet të BE me ndihmën e ambasadës respektove në Tiranë.
Ish-kreu i SHISH, i shpesh gjendur ne Media, ka shtuar nuk e vendos dorën në zjarr mbi këtë dyshim të tij për kërcënimin ndaj kreut të Prokurorisë.
“ Më vjen keq nëse ka ndodhur. Nuk jam i sigurt. Por, prokurori u kujtua shumë vonë. Tani që po i vjen radha për të ikur, u kujtua që ka qenë i rrezikuar, për t’u bërë hero. Unë nuk e di se çfarë gjëje të vështirë ka bërë ai njeri gjatë detyrës së tij që të kërcënohej. Unë nuk e vë dorën në zjarr. Por nuk besoj të jetë kërcënuar pasi nuk ka bërë asgjë.
Nuk ka bërë ndonjë hetim të madh, që ka çuar në prishje interesash të mëdha, që guxojnë pastaj ta kërcënojnë.
Gjithsesi, qofsha i gabuar. Ndërsa paralajmërimet e herëpashershme të tij për arrestime VIP më duket njëlloj si revolucionet e Berishës.
Nëse do të jetë i vërtetë kërcënimi, më vjen keq, por nuk besoj të jetë e vërtetë. Është një tentativë për heroizëm. Për t’u bërë heto tani në fund”, tha ish-kreu i SHISH Fatos Klosi.