Home KRYESORE Franca, vendi që ndalon enët plastike të kuzhinës

Franca, vendi që ndalon enët plastike të kuzhinës

“Stop përdorimit të enëve plastike”, është vendimi që ka marrë Franca. Ky ligj do të hyjë në fuqi në 2020-ën, dhe zëvendësimi i tyre do të bëhet me material organik, i cili mund të shpërbëhet. Ky ligj i ri ndjek ligjin paraardhës të korriku,t i cili ndaloi qeset plastike. Sipas ligjit të ri, në korrik është ndaluar shpërndarja e qeseve plastike në supermarketet në Francë dhe në 1 janar 2017 do të ndalohet edhe përdorimi i tyre në sektorin e frutave dhe perimeve.

Ligji i cili ndalon përdorimin e enëve plastike, gotave dhe pjatave do të hyjë në fuqi në vitin 2020, gjë e cila do t’i japë kohë kompanive ta marrin masa.

Ministrat lokalë përcaktuan se në këtë periudhë 3 vjeçare, 50% e materialit që do të përdoret për prodhimin e këtyre produkteve duhet të jetë organik dhe i degradueshëm, dhe kjo do të rritet me 60% në 2025-ën.

Ky lajm është mirëpritur nga shumë individë anë e mbanë botës, dhe me parashikimin se në 2050, do të ketë më shumë plastikë sesa peshq në oqean, ky është veprimi që nevojitet për të reduktuar problemin e mbetjeve, i cili po rritet njëlloj siç rritet popullsia globale.

Share: