Nepermjet nje postimi ne facebook, Kryetari i LDE Arian Galdini njofton se Partia qe ai drejton, ne muajin tetor do te mbledhe Kongresin e saj zgjedhor. Aleati me i ri i Lulzim Bashes dhe PD, gjithashtu shpreh mbeshtetjen e LDE per kandidaturen e Sherefedin Shehut ne garen e 11 shtatorit per Kryetar Bashkie ne Diber.
Ja edhe postimi i plote i Arian Galdinit:
Sezoni i ri politik sapo ka nisur.
LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike eshte duke zhvilluar betejen e saj elektorale ne mbeshtetje te kandidatit tone te perbashket te Koalicionit Opozitar per Kryetar Bashkie ne Diber z. Sherefedin Shehu.
Njerezit dhe simpatizantet e LDE ne Diber jane duke luajtur rolin e tyre modest por te perkushtuar ne betejen elektorale per zgjedhjen e Kryetarit te ri te Bashkise se Dibres.
Nderkohe, qe sot LDE shpall zyrtarisht te hapur garen per Kryetar te LDE, per Kryesine e LDE dhe per Asamblene Kombetare te LDE.
Ne dt 18 tetor 2016, LDE do te zhvilloje Kongresin Zgjedhor per te gjitha strukturat e reja drejtuese te LDE.
Paralelisht me Drejtuesit e Strukturave te LDE, Kongresi Zgjedhor do te votoje edhe Bartesit e Listave qe do te kandidojne per deputete ne zgjedhjet e ardhshme Parlamentare nen siglen e LDE.
Nese Kodi Zgjedhor do te kete natyren e tij jodemokratike, ne brenda struktures sone do te aplikojme Listat e Hapura dhe votim paraprak nga Kongresi te Bartesve te Listave te kandidateve tane per deputete.
Ne besojme se transaprenca eshte nje sfide e madhe per politiken shqiptare, ndaj edhe me dliresine e integritetin me te larte, do te zgjedhim me voten e Kongresit qe ne muajin tetor Bartesit tane te Listave te kandidateve per deputete.
Duke nisur nga sot, une jam vetem njeri nder kandidatet e mundshem per Kryetar te LDE.
Sfida dhe gara eshte e hapur.
Ne 18 tetor do te zgjedhim Kryetarin e ri apo Kryetaren e re si edhe te gjitha strukturat e reja Drejtuese te LDE.
Suksese LDE.