Home KRYESORE Gjergj Elez Alia, Nene Tereza dhe obligimi yne.

Gjergj Elez Alia, Nene Tereza dhe obligimi yne.

Nga Apostol Vaso

Shenjterimi i Nene Terezes me kujtoj nje prezantim qe une kam bere perpara disa kohesh, kur kam qene i ftuar nga Ministria Federale e Shendetesise se Gjermanise. Ideja e atehershme ishte, mundesia e nje studimi te kryqezuar te rezultateve qe ne kishim marre per dhimbjen e kembes se munguar, me rezultatet qe kishin qendrat gjermane te kerkimit shkencor.

Duke qene se rezultatet tona shiheshin me shume interes, une isha pyetur prej tyre per menyrat e bashkepunimit. Njeri prej propozimeve ishte dhe mundesia pee ta vazhsuar ate ne Gjermani. Nuk diskutohet, une e perjashtove si mundesi. Atehere perfaqesuesit e asaj ministrie me propozuan qe ne simpoziumin qe do te orhanizohej ne Ministrine Federale te Shendetesise ne Berlin,une duhet te paraqesja arsyet,pse ky projeky duhej te realizohej ne Shqiperi.

Ne slicin e pare te prezantimit tim une kisha paraqitur keto vargje:

Trim mbi trimat ay Gjergj Elez Alia !
Qe nand’ vjet,nand’ varra ne shtat m’i ka !
Vec nje moter nate’ e dite te kryet,
Ja lan varrat me ujt e gures nandvjecare,
Ja lan varrat me ata lott syve,
Ja terr gjakun me ata floker e ballit,
Shtatin ja shtrengon vllaut m’ruba te nanes,
N’pertka t’babes trupin ja hijeshon.

Kushdo qe punon me dhimbjen dhe vuajtjen e kupton menjehere, qe kjo nuk nuk eshte thjesht nje poem, apo nje legjend. Ajo ne fakt eshte nje kod i trajtimit te dhimbjes dhe vuajtjes. Ajo poem jep shume me teper, se shume botime akademike te studimit te mekanizmave, etiologjise dhe metodave te trajtimit. Pa tjeter qe te thuash dicka perpara shkencetareve te nje vendi si Gjermania, duhet te perdoresh argumanta per ta vertetuar ate qe ti thua.

Slici i dyte i prezantimit ishte fotoja e Nene Terezes. Per mua dhe pa diskutim edhe per te gjithe pjesemarsit, Ajo, eshte simboli i diteve moderne te vleresimit dhe trajtimit me te mire, te dhimbjes dhe vuajtjes. Prandaj- une vazhdova duke argumentuar perpara shkencetareve- Ajo, Nene Tereza, ka mundur te bej ate qe shkenca dhe sherbimi shendetesor mbare boteror nuk ka arritur ta realizoj deri me sot.

Backgroundi i saj eshte shume percaktues, ne ate qe ka bere dhe ne nuk mund ta bejme si shkence. Rrenjet e saj jane nga nje popull, qe si asnje tjeter, ka nje legjende per perballimin e dhimbjes dhe vuajtjes. Ajo eshte motra, nena, e Gjergj Elez Alis. Prandaj une vazhdova- Dhimbja dhe vuajtja trajtohen me mire se kudo, ne Shqiperi. Aty cdo djal, ka brenda nje Gjergj Elez Alia dhe cso vajze ka brenda vetes nje Nenen Tereze.

Mos shikoni politiken, ata jane shembelltyra jone e keqe. Prandaj besoj, se ne Saranden, mund ta bejme nje qender nderkombetare te trajtimit te dhimbjes dhe vuajtjes,ku djemt e Gjergj Elez Alis, ti japin force nga forca e tyre dhe vajzat Nene Terezes, te japim shpirtin dhe perkujdesjen ndaj dhimbjes dhe vuajtjes. Kjo eshte vlera jone dhe kete Bota duhet ta kuptoje.

Share: