Home KRYESORE “Hashim Thaçi sponsorizon shkrime kundër Ramës”

“Hashim Thaçi sponsorizon shkrime kundër Ramës”

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në një reagim në facebook, ndër të tjera thotë se Presidenti Thaçi është kundër Edi Ramës dhe sponsorizon shkrime kundër tij.

Mes Ahmetit dhe Thaçit ka një debat në lidhje me kishën ortodokse në Prishtinë. Thaçi ka akuzuar se Shpend Ahmeti do të shembë kishën. Më poshtë reagimi i plotë i kreut të komunës.

Statusi i plotë

Hashim Thaçi është relevant para faktorit ndërkombëtar vetëm kur bën koncesione ndaj Serbise. Ai e din që pa Serbine, pa pllaka përkujtimore, pa kisha e pa takime me Vucicin mbetet vetem i akuzuar potencial në Gjykaten Speciale.

Si nënshkrues i demarkacionit tokefales, dhe premtues e nënshkrues i asociacionit tokendares, Thaci krijon tema te tilla si kjo më poshtë ku mund të duket i moderuar dhe relvant në Ballkan. Për këtë arsye këshilltaret e tij shkruajnë artikuj kundër Rames dhe takimeve me Vucicin sepse frigohet që dikush ja zene vendin tek koncesionet.

Kosova do të mbetet edhe pas Thacit edhe pas gjithë neve. Nuk duhet lejuar që ky njeri dhe egzistenca e tij të na le pasoja për shtetin tonë.

Kurse, Presidenti Hashim Thaçi në reagimin e tij ka thënë se Kisha në oborrin e UP’së nuk guxon të preket

Share: