Home KRYESORE Matteo Renzi zemërohet me Europën

Matteo Renzi zemërohet me Europën

Matteo Renzi shfaqi një mospëlqim këtë fundjavë kundrejt një Evrope që e gjykon shumë të ndrojtur përballë sfidave të imigracionit dhe rritjes ekonomike, dy çështje të ndjeshme për italianët.

“Nuk besoj se është e drejtë që Italia të bëjë sikur ska ndodhur gjë ndërsa gjërat nuk përmirësohen”, theksoi sot shefi i qeverisë italiane gjatë një konference në Firence, ku po tregonte për punimet e mbledhjes evropiane në Bratislava.

“Italia nuk është për të shërbyer si gjethe fiku për të tjerët”, kritikoi kryeministri italian duke aluduar për çiftin franko-gjerman, me të cilët regfuzoi të bashkohet dje në mbrëmje.

“Nuk jam i kënaqur me përfundimet e kësaj mbledhje, pra nuk mund të bëja një konferencë për shtyë të përbashkët me kancelaren gjermane apo presidentin e republikës franceze, duke mos pasur të njëjtat përfundime si ata”, shpjegon ai.

Megjithatë tre krerët paraqesinin unitetin e tyre, para një muaji, gjatë një takimi mes të treve në Mesdhe, në birgjet e ishullit të vogël italian Ventotene.

Matteo Renzi, Angela Merkel dhe François Hollande i kishin bërë thirrje evropës për të gjetur një frymë të re, me rastin e mbledhjes së Bratislavës.

Por për kryeministrin italian, gjërat nuk ecin mjaftueshëm shpejtë, kryesisht mbi dy çështjet kryesore si imigracioni dhe rritja ekonomike./Opinion.al

Share: