Home Gjeo-Ekonomia Cameron thirrje vendeve të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes: Bota gjithmonë...

Cameron thirrje vendeve të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes: Bota gjithmonë e më e rrezikshme, të fuqizohemi

Sekretari për punët jashtme në Britaninë e Madhe, David Cameron i bëri thirrje partnerëve të NATO-s të fillojnë të shpenzojnë 2.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, gjatë një fjalimi të rëndësishëm, ku kërkoi një qasje më muskuloze të politikës së jashtme perëndimore.

Ai tha se aleanca duhet të jetë më e fortë përballë atyre që i cilësoi si rreziqet më të mëdha që bota ka njohur. Sipas tij, perëndimi po testohej nga Irani, Rusia dhe Kina, që siç tha nuk duheshin lejuar të përcaktonin të ardhmen e tyre.
“Jemi në një betejë vullneti. Duhet t’i provojmë kundërshtarëve tanë se janë gabim. Në samitin e ardhshëm të NATO aleatët duhet të përmbushin zotimin për të shpenzuar 2 për qind të GDP-së në mbrojtje, dhe të caktojnë një target të ri prej 2.5 pwr qind.

Shefi i diplomacisë së Londrës tha se shtetet nuk po nxirrnin mësime nga lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë, e nisur dy vite më parë.

“Nëse agresioni rus na mëson diçka, është se duke vepruar pak dhe me vonesë, sa e fuqizon agresorin. Kjo nuk duhet të vazhdojë. duhet të tregohemi më të fortë.”, tha Cameron.

Sa i përket luftës kundër Hamasit në Gaza, Cameron u përpoq të veçonte mbështetjen britanike nga ajo e SHBA, duke thënë së sistemi dhe shkalla e furnizimeve me armë ndaj Izraelit, ndryshon nga ajo e SHBA.

Sipas tij është më e reduktuar dhe kryhet nën mbikëqyrjen e politikave strikte.

360grade.al

Share: