Policia ka arrestuar në Brooklin të Amerikës një shtetase shqiptare, e cila sulmoi dy gra myslimane, duke u tërhequr shaminë me të cilën mbulonin fytyrën.
Sipas mediave amerikane ngjarja ndodhi natën e së enjtes rreth orës 01:30 minuta.
32-vjeçarja Emirjeta Xhelili i është drejtuar grave myslimane me fjalët: “Ik zhdukuni jashtë Amerikës, ik zhdukuni nga këtu. Kjo është Amerika, ju nuk duhet të jeni ndryshe nga ne”.
Më vonë shqiptarja që njihet edhe si mbështetëse e kandidatit republikan për president, Donald Trump, ka postuar në Facebook mesazhe plot urrejtje kundër myslimanëve.
Arrestimi i saj është bërë për islamofobi dhe nxitje të urrejtjes.
/LAPSI.AL/