Home KRYESORE Ilir Demalia: Kryeprokurori te jape doreheqjen, ose tedenoncoje mafjen – shtet

Ilir Demalia: Kryeprokurori te jape doreheqjen, ose tedenoncoje mafjen – shtet

Nga Ilir Demalia

Një gazetare e Top Chanel nxorri “sekretin” e kërcënimit të prokurorit përgjithshëm dhe dërgimin e familjes së tij jashtë Shqipërisë.

Zëdhënësi prokurorisë doli me një deklaratë që: Prokurori vazhdon punën normalisht.

Me kaq e mbyll sqarimin Prokuroria e Pëgjithshme. Në një vend normal në këtë rast, zëdhënësi prokurorisë duhet të sqaronte:

1. Nga kush kërcënohet Llalla dhe arsyet e kërcënimit?

2. A ka dërguar familjen e tij jashtë Shqipërisë dhe me çfarë statusi strehimi dhe kush paguan shpenzimet e mbajtjes së familjes, shteti strehues apo bidoni drejtësisë Llallë?

Në një vend ku është i kërcënuar prokurori i përgjithshëm, si mund të jetë i mbrojtur një qytetar i thjeshtë? Si mund të jetë e mbrojtur prona? Si mund të jetë e mbrojtur e drejta? Si mund të jetë e mbrojtur jeta?

Zoti prokuror e ka për detyrë, më e pakta, të dalë dhe të sqaroj publikun në e ka dërguar familjen jashtë dhe nga kush paguhen shpenzimet e strehimit?

Në qofte se familja tij është në strehim për siguri në një shtet europian, atëherë Llalla duhet të japë doreheqjen si njeri që i është nënshtruar krimit ose nga frika, ose nga borxhet me krimin për super luksin e krijuar brenda një katër vjeçari dhe çfaqur në mënyrë extravagante nëpërmjet vajzës së tij, luksit makinave dhe shtëpisë, këto ato që duken si maja ajsbergut.

Ka dhe një variant, variantin e shpëtimit tij nga mbytja e Titanukut kapur nga shteti mafje, të denoncoje mafjen – shtet.

Share: