Home KRYESORE Ironia e Artan Gacit me Tahiri: Rrihet biznesmeni, por shpëtohet kotelja

Ironia e Artan Gacit me Tahiri: Rrihet biznesmeni, por shpëtohet kotelja

Deputeti i Partisë Socialiste Artan Gaçi ka surprizuar me fjalimin e tij në Kuvend ndërsa po diskutohej projektligji për lejimin e importit të mbetjeve. I zgjedhuri socialist e nisi fjalën e tij me një sërë krahasimesh të lajmeve të javës së fundit. “Ndërsa në një anë rrihet një biznesmen, në krahun tjetër shpëtohet një kotele” – tha Gaçi duke iu referuar lajmit të bërë publik me krenari nga ministri i Brendshëm Tahiri.

“Investitori që la Shqipërinë me barelë ishte një pamje e dhimbshme, ndërsa ngjarja që e detyroi të largohej për mua është një terrorizëm i pastër. Terrorizëm ndaj çdo sipërmarrësi vendas apo të huaj, terrorizëm jo vetëm ndaj të ardhmes dhe turizmit, por edhe të Shqipërisë. Prej 25 vitesh vazhdon e përsëritet e njëjta histori, biznesmenë që guxojnë, provojnë dhe pothuajse gjithmonë dështojnë. Kështu ndodhi me Kakomenë që na çoi 10 vite pas në turizëm, kështu ndodhi edhe këtë javë që na çoi edhe 10 vite të tjera pas” – tha Gaçi.

Share: