Ai njihet për shijet e veçanta në përzgjedhjet e grave me të cilat bashkëpunon. Edi Rama në fillimet e tij në administratë nisi te punonte me vajza të reja në moshë dhe të veshura ndryshe nga bashkëmoshataret e tyre.
Me kohën dhe angazhimin në PS shijet iu rikthyen tek tradicionalja dhe sot atë e gjen më të afërt me gra të cilat vite më parë do te ishin pjesë e satirës së batutave të tij. Dicka ka mbetur ndoshta tek përzgjedhja që ai ka bërë për të ndjekur në instagram.
Rrjeti social më i preferuar për moshën e re padyshim që përdoret rëndom dhe nga kryeministri që ka mijra ndjekës apo siç quhen ndryshe “followers”. Por vetë Edi Rama ka përzgjedhur vetëm 18 personazhe për të qenë ndjekës i tyre. Sigurisht që këtë nuk mund ta konsiderojë “fat” Mateo Renzi, Barak Obama apo Hillary Clinton.
Por pa dyshim që një vlerë e shtuar mund të jetë për 2 Erionat e Partise Socialiste. Braçe dhe Veliaj janë “të vëzhguar” dhe të preferuarit e listës së shkurtër të kryeministrit për t’u ndjekur ne Instagram. Dhe sigurisht që kësaj liste nuk i mungojnë as femrat.
Prezantuesja Arbana Osmani, fotografja Jutta Benzeberg apo botuesja Arlinda Dudaj mbeten më të preferuarat e Edi Ramës. Listës së femrave që ndjek në Instagram i është shtuar dhe bashkëpuntorja e tij e afërt Eridana Cano.
Të mikluara nga ky fakt apo jo,”të preferuarat” me ndonjë përjashtim të rrallë janë dhe mbështetëse të qeverisë së Rilindjes.
Pa dyshim që përzgjedhja e tyre mund të ketë shkaktuar zili vërdalle, por Edi Rama duket i vendosur që në Instagram të tregohet selektiv deri ne fund. Cilësi që ndoshta i ka munguar në përzgjedhje edhe më të rëndësishme se rrjeti social Instagram/Opinion.al