Mos lejoni t’u përdorin o çuna, nuk bëhesh i famshëm duke i futur llapën shokut’
Pamjet e dy moderatorëve të rinj të emisionit ‘Fiks Fare’ në Top Channel që putheshin në buzë, kanë ngjallur reagime në rrjetet sociale.
Aktori Julian Deda është ndër të parët që ka reaguar. Ai ka edhe një ‘lutje’ për moderatorët, në emër të profesionit të aktorit:
“Dy çuna që puthen në buzë vetëm për t’u bërë të famshëm, vetëm për të fituar pak audiencë për një emision televiziv, mund t’i quash ose të përdorur deri në fyerje ose mediatikisht të mjerë. Nuk fitohet popullariteti duke i futur llapën shokut, më besoni për këtë. Ai fitohet me seriozitet dhe mbi të gjitha me shumë, shumë djersë të derdhur në punë”, shkruan aktori i humorit.
Ju lutem shumë o çuna, mos lejoni askënd, as drejtorët, as pronarët që t’ju përdorin në këtë mënyrë. Është gjynah, që njerëzit që kanë lekun të mendojnë për aktorët se janë ca budallej, me të cilët mund të bësh gjithçka vetëm për pak audiencë. Mos ja lejoni vetes një gjë të tillë, nuk është nevoja. Publiku ju do më shumë nëse i dilni përpara me personalitet dhe pa hile”.