Home KRYESORE “Krushqit i kane ngrire” ne LSI…

“Krushqit i kane ngrire” ne LSI…

Nga Artan Hoxha

Nga fillimi i mandatit te mazhorances PS-LSI(Rama+Meta) ne shtatorin e vitit 2013 e deri sot, qeveria e majte ka bere 5 ndryshime ministrash:

1)-Ilirjan Celibashi u dorehoq si minister pa portofol per motive personale (qe ne fakt kryeministri nuk na i tha kurre)

2)-Erjon Veliaj, nga minister i Punes dhe Ceshtjeve Sociale shkoi me ngritje, kryebashkiak i Tiranes

3)-Shkelqim Cani, minister i Financave, hapi krahun per motive te shendosha….edhe pse u zevendesua nga nje minister elegant dhe me peshe trupore te lehte si Arben Ahmetaj

4)-Nasip Naço dha doreheqjen nga Minister i Drejtesise ne kulmin e negociatave per Reformen ne Drejtesi, dhe u zevendesua nga skifteri politik dhe mediatik nr.1 i Metes, Ylli Manjani (emri me i padeshiruar per kryeministrin Rama ne kabinetin e vet)

5)-Edmond Haxhinasto, minister i Transporteve, u largua nga detyra me motivin(sipas LSI) se “duhet nje dore e forte prej profesionisti per te hartuar programin e ri te partise per zgjedhjet e vitit 2017”. Ne vend te tij u emerua njeri nga njerezit me te afert dhe me te besuar te Ilir Metes gjate dekades se fundit Sokol Dervishi.

Levizjet me te cuditshme dhe befasuese jane ato te aleatit kryesor, LSI-se se Ilir Metes. Pas krushqise qe bene dy ministrat e tij me eksperience Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto (djali i Naços u martua me vajzen e Haxhinastos) nisi dhe terslleku politik per dy nga ministrat me te rendesishem te qeverise Rama, Ministri i Drejtesise (kujtojme se çfare rendesie ka reforma ne drejtesi) dhe ministri i Transporteve dhe infrastruktures (ministria me buxhetin me te madh ne vend).

Shkrimtari i madh Kadare ka shkruar nje roman me nje titull shume sinjifikativ, “Krushqit jane te ngrire”….

Ne rastin konkret, krushqia dhe miqesia mes dy ministrave te qeverise Rama-Meta, Naço-Haxhinasto, karriera e tyre ne rritje duke drejtuar per disa vite me radhe ministri te rendesishme, si gjate qeverise Berisha dhe gjate qeverise Rama, forcimi i pozicionit te tyre politik dhe influenca gjithnje ne rritje ne bazen e partise, mesa duket ka shkaktuar xhelozi dhe pasiguri, se kjo dyshe nje dite mund te fuqizohej aq shume,…. sa te dilte jashte kontrollit.

Titulli i romanit te Kadarese ne kete rast do te modifikohej ne: “Krushqit i kane ngrire”….

Share: