Me kalimin e Vetting-ut, 6 ligjet e mbetura që do ti japin jetë reformës në drejtësi do të presin seancën e 29 shtatorit për t’u kaluar si një paketë e plotë.
Ky është vendimi i marrë këtë të martë në komisionin e posaçëm, kjo për faktin se me përjashtim të ligjit për prokurorinë, 5 draftet e tjera nuk janë ende gati.
Një tjetër argument është dhe fakti se po pritet opinioni i ndërkombëtarëve për një sërë nenesh n ligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit dhe për draftin e institucioneve të reja të drejtësisë.
Një tjetër arsye se përse këtë të enjte, i vetmi debat mes palëve në parlament do të jetë ligji për mbetjet urbane dhe ai për drogën në vend, është dhe fakti se 3 nga 6 ligjet, përfshi këtu edhe atë për pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, nuk është shqyrtuar nga komisioni i reformës.