Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Laç. Ndaj një të riu teksa po udhëtonte me automjtetij e tij tip “Benz”, është hapur zjarr dhe eshte qëlluar në momentin që është shkëmbyer me një autoveturë tjetër.
Autorët ende të paidentifikuar janë larguar nga vendi i ngjarjes, në drejtim të Mamurrasit. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje duke marrë në pyetje qytetarët të cilët kanë qënë të shumtë në momentin e atentatit.
Fatmirësisht raportohet se i riu u ka shpëtuar plumbave.